*Tabelë e reveluar nga Bahá'u'lláh-u me titull "Qad-Ihtaraqua'l-Mukhlihún"
Në Emër të Perëndisë, Më të Lashtit,Me të vërtetë zemrat e të sinqertëve janë djegur në zjarrin e ndarjes:
Ku është vezullimi i dritës së Fytyrës Sate,Ata që janë pranë Teje janë braktisur në errësirën e vetmisë:
Ku është shkëlqimi i agimit të ribashkimit Tënd, O Dëshirë e botëve?
Trupat e të zgjedhurve të Tu fërgëllojnë të shtrirë në shkretëtira të largëta:
Ku është oqeani i pranisë Sate,Duar gjithë lutje janë shtrirë drejt qiellit të hirit e të bujarisë Sate:
Ku janë shirat e blatimit Tënd,Brengat kanë hidhëruar Reveluesin e Emrit Tënd, Mëshirëplotit:
Ku është gëzimi i Agimit të Revelacionit Tënd,Ti e sheh Vendagimin e shenjave të Tua të mbuluar nga sugjerime djallëzore:
Ku janë gishtat e fuqisë Sate,Dehja e pasionit ka zvetënuar shumicën e njerëzimit:
Ku janë agimet e dëlirësisë,Ti e sheh këtë të Munduar të mbuluar nga tirania në mes të sirianëve:
Ku është rrezatimi i dritës Sate në agim,Shumica e njerëzve janë mbështjellë nga fantazi e imagjinata të kota:
Ku janë shprehësit e sigurisë Sate,Ti e sheh Agimin e fjalës Sate në errësirën e krijimit:
Ku është dielli i qiellit të hirit Tënd,Llambat e së vërtetës e të dëlirësisë, të besnikërisë e të nderit, janë shuar:
Ku janë shenjat e zemërimit Tënd hakmarrës,A nuk sheh Ti asnjë që ka luftuar për Veten Tënde, ose që sjell ndër mend çfarë i ka ndodhur Atij në shtegun e dashurisë Sate?
Tashmë Penda ime ndalon,Degët e Pemës së Lotosit Hyjnor janë thyer prej erërave të rrëmbyeshme të fatit:
Ku janë flamujt e ndihmës Sate,Kjo Fytyrë është mbuluar prej pluhurit të shpifjeve:
Ku janë flladet e dhembshurisë Sate,Rroba e shenjtërisë është njollosur prej njerëzve mashtrues:
Ku është veshja e shenjtërisë Sate,Deti i mirësisë ka ngrirë prej asaj që kanë bërë duart e njerëzve:
Ku janë dallgët e bujarisë Sate,Dera që çon në Praninë Hyjnore është mbyllur nga tirania e armiqve të Tu:
Ku është kyçi i dhuntisë Sate,Gjethet janë zverdhur nga erërat helmuese të rebelimit:
Ku janë rrëketë e reve të mirësisë Sate,O Penda Më e Lartë, Ne kemi dëgjuar thirrjen Tënde më të ëmbël në mbretërinë e përjetshme:
Mbaj vesh e dëgjo ato që flet GjuhaSa i ëmbël ishte agimi Yt në horizontin e Besëlidhjes midis nxitësve të rebelimit,
dhe dëshira Jote e zjarrtë për Perëndinë,Prej Teje flamuri i pavarësisë u vendos mbi majat më të larta,
dhe deti i bujarisë u dallgëzua,A vajton Ti, apo të vajtoj unë? Më mirë të qaj unë se pak janë ata që luftojnë për Ty,
O Ti Që ke shkaktuar vajtimin e botëve.Me të vërtetë, unë e kam dëgjuar Thirrjen Tënde, O i Shumëdashuri Lavdiplotë; dhe tani fytyra e Bahá-it përflaket nga nxehtësia e vuajtjeve dhe me zjarrin e fjalës Sate ndriçuese, dhe Ai është ngjitur me besnikëri në vendin e sakrificës, në pritje të pëlqimit Tënd, O Urdhërues i botëve.
O Ali-Akbar, falëndero Zotin tënd për këtë Tabelë, prej së cilës ti mund të nuhatësh aromat e butësisë Sime dhe të mësosh se ç'na ka ndodhur Neve në shtegun e Perëndisë, të Adhuruarit të të gjitha botëve.
Sikur të gjithë shërbëtorët ta lexojnë e të thellohen në të, në damarët e tyre do të ndizet një zjarr që do t'i përflakë botët.
-Bahá'u'lláh